Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut tashmë ka arritur në 8.34 miliardë. Këto shifra janë të publikuara nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut që ka të bëjë me periudhën deri në fund të qershorit të këtij viti, përcjell INA.
Njëkohësisht duhet theksuar se borxhi publik përfshin edhe borxhin e shtetit, por edhe borxhin e ndërmarrjeve publike për të cilat garanton kthimin e tyre, çka do të thoshte se nëse “ngecin” me pagesën e detyrimet që kanë marrë, borxhi i shtetit akoma mund do të rritet.
Sipas portalit Faktor, nëse borxhi në fund të vitit 2015 ka qenë 4.23 miliardë euro, në fund të qershorit 2023 ka arritur në 8.34 miliardë. Lidhur me këtë, kur borxhi publik ishte më i rrezikshmi dhe kur i kalonte kufijtë e lejuar, duhet të theksojmë se ka ndodhur në fund të vitit 2021, ndoshta për shkak të krizës së koronës, kur borxhi publik kapërceu barrierën psikologjike prej 60 për qind. dhe u rrit në 61 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (GDP). Ndërsa tani mezi po mbahet nën 60 për qind. (INA)