LajmeMaqedoni

Hans Kluge, drejtor i OBSH-së: “Maqedonia e Veriut është një shembull i suksesshëm i përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor”

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me Ministrat e Shëndetësisë dhe delegatët e nivelit të lartë nga 53 shtetet anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe shoqërisë civile takohen në Astana të Kazakistanit në Sesionin e 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën (RC73), i cili zhvillohet nga 24-26 tetor të vitit 2023.

Në fjalimin e tij, d-r. Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropë, e vuri në dukje Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor.

Me qëllim të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor, duke e vendosur atë si prioritet, dua të theksoj një shembull të suksesshëm të kësaj, Maqedonia e Veriut bëri shumë përpjekje në përmirësimin e trajtimit të sëmundjeve jo ngjitëse dhe u mundësoi mjekëve të familjes të përshkruajnë terapi kronike. Urime ministrit Fatmir Mexhiti, theksoi Kluge.

Takimi organizohet nga Qeveria e Kazakistanit, nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij Kasim-Jomart Tokayev, President i Kazakistanit.

Gjatë sesionit do të diskutohen disa plane të shëndetit publik, duke përfshirë planin e veprimit për shëndetin e refugjatëve dhe migrantëve 2023-2030, kornizën e veprimit të fuqisë punëtore shëndetësore 2023-2028 dhe udhërrëfyesin e rezistencës antimikrobike 2023-2030.

Fokus i veçantë do të vendoset gjithashtu në çështjet e menaxhimit, duke përfshirë buxhetet aktuale dhe të ardhshme të programit, dhe do të prezantohet Raporti i parë i Përgjegjshmërisë, duke dhënë një përmbledhje të mënyrës se si furnizohen dhe menaxhohen burimet e OBSH/Europë dhe çfarë rezultatesh janë arritur.

Përndryshe, në vitin 2023, OBSH feston 75-vjetorin e saj, 45 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës historike të Alma-Ata për Kujdesin Parësor Shëndetësor (PHC) dhe mesi i Programit Evropian të Punës (EPW) 2020-2025 -“Aksioni i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Evropë”.

Prandaj, RC73 do të jetë një mundësi për delegatët që të reflektojnë mbi gjendjen aktuale të shëndetit dhe mirëqenies në të gjithë rajonin, përparimin në zbatimin e EPW-së dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Show More

Related Articles

Back to top button