LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të martën për shtim të numrit të trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it.

Në seancën e së martës është thënë se është ndryshuar vendimi sa i përket dërgimit të pjesëtarëve të ushtrisë së vendit për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s, KFOR, duke rritur numrin për 35.

Siç është bërë e ditur në faqen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në mbledhjen e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës së bashkëpunimit në mbrojtje, me qëllim forcimin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

70 pjesëtarë të Ushtrisë pritej të merrnin pjesë në operacionin e NATO-s për një periudhë gjashtëmujore, e llogaritur nga nëntori 2023 deri në maj 2024.

Me këtë ndryshim të vendimit, numri i përgjithshëm do të arrijë në 101 pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button