LajmeSport

Kosova me 3 garues në Grand Slamin e Abu Dabit

Kosova do të merr pjesë me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit. N ë këtë Grand Slam marrin pjesë 77 shtete dhe 450 garues nga e gjithë bota.

Kosova do të përfaqësohet nga Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Shpati Zekaj (kategoria deri në 100 kilogramë).

Kuka e Gjakova do të nisin garimin nesër (e mërkurë), kurse Zekaj të enjten. Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri, Fatos Tabaku.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk