LajmeMaqedoni

QMK kërkon që të lejohet gjuajtja e arinjve tepër agresivë

Qendra për Menaxhim me Krizat informoi se është duke iniciuar procedurë  para ministrive kompetente  të Bujqësisë dhe Ekologjisë, të kryejnë vlerësim nëse janë plotësuar kushtet për gjuajtje të ariut në zonën e Komunës Mavrovë dhe Rostushë. Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov në konferencën për shtyp theksoi se bëhet fjalë për një ari i cili më 23 tetor sulmoi dhe lëndoi një 76-të vjeçar nga Pllasnica.

“Si Qendër për Menaxhim me Krizat, ne jemi kundër vrasjes së arinjve, por në rast të paraqitjes së një ariu të rrezikshëm, i cili është i padiskutueshëm se ka sulmuar një njeri dhe për të cilin ekziston rreziku që sërish të sulmojë, të vrasë ndonjë njeri ose ta lëndojë rëndë, ne vetëm e avancojmë procedurën para ministrive kompetente”, tha Angelov.

Ai theksoi se gjuajtja e ariut edhe pse është e mbrojtur me ligj, është në pajtim me Ligjin për gjueti, neni 16 paragrafi 5.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mund të lejojë gjuetinë e gjahut të mbrojtur përgjithmonë, përfshirë edhe ariun, pas një mendimi paraprak nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës në nenin 23 paragrafi 2 parashikohet se gjuajtja e kafshëve të egra bëhet në bazë të lejes së marrë paraprakisht nga ministri në krye të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e gjuetisë, dhe në bazë të mendimit të marrë paraprakisht nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore, përgjegjës për kryerjen e punëve në fushën e mbrojtjes së natyrës”, thekson Angelov.

Show More

Related Articles

Back to top button