LajmeRajon

“Asociacioni nuk negociohet me Serbinë”, Vuçiç i përgjigjet Konjufcës: Po përdorni sulmin në Banjskë, takimi në Bruksel nuk do të jetë i bukur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili të mërkurën ka deklaruar se “Kosova nuk negocion me Serbinë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Konjufca ka komentuar sot draft statutin e Asociacionit që e ka sjellë “Pesëshja e madhe” të shtunën duke thënë se është në pajtim me Kushtetutën. Por, Konjufca ka thënë se Kosova nuk e negocion me Serbinë atë. Pikërisht për këtë ka reaguar Vuçiq duke thënë se nëse jo për Asociacionin atëherë për çka do të bisedohet atje.

Vuçiç ka thënë se ”Kurti nuk dëshiron ta implementojë Asociacionin. Më tej ka thënë se sulmi në Banjskë “po përdoret për të barazuar gjithçka”.

”Banjska dhe gjithçka tjetër do të përdoret për të barazuar fajin, siç është bërë me disa gjëra të tjera në territorin e ish-Jugosllavisë. Por nuk mendoj se liderët evropianë mund të jenë të verbër dhe të shurdhër ndaj përpjekjeve të Kurtit për të fshehur faktin se ai nuk do të formojë Asociacionin në”, ka deklaruar Vuçiq për RTS’në.

Më 24 shtator në veri ka ndodhur një sulm terrorist, ku përgjegjësinë e mori Milan Radojçiq, që ndodhet në Serbi.

Përkundër kësaj, Vuçiq thotë se “shqiptarët do të gjejnë arsyje për të mos e themeluar Asociacionin”.

Ai ka thënë se raporti në Bruksel do të jetë 6 me 1 duke aluduar që bashkësia ndërkombëtare është e rreshtuar me Kosovën.

Vuçiç ka thënë se do të takojë presidentin e Këshillit Evopian, Charles Michel, Dyshen e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell dhe Emisarin Miroslav Lajcak, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni

”Por nuk do të jetë e lehtë, nuk ka as gjëra të bukura dhe as takime të lehta. Unë gjithmonë mezi pres të kthehem nga Brukseli në Beograd, ashtu si ata mezi presin të mos na shohin as mua e as Kurtin. Detyra ime është të mbroj qytetarët e vendit tonë dhe të mbroj të drejtat e popullit tonë – tha Vuçiq”, ka thënë Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button