LajmeMaqedoni

LSDM: Masat për uljen e çmimit po funksionojnë, inflacioni po ulet

Masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM për uljen e çmimeve po japin rezultat, vlerësojnë nga LSDM.

“Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.

Këto masa për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e standardeve të qytetarëve,siç theksojnë nga LSDM por edhe në uljen e inflacionit.

Inflacioni është ulur me dy të tretat nga kulmi i tij në tetor 2022 nga 19.8 për qind, në 6.6 për qind në tetor 2023.Kjo është norma më e ulët e inflacionit në 20 muajt e fundit, thonë nga LSDM.

LSDM shton se si si parti përgjegjëse vazhdon me masat dhe politikat për uljen e inflacionit dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button