LajmeMaqedoni

Ursula von der Leyen të dielën në Shkup

TEMË E BISEDIMEVE – INTEGRIMI EVROPIAN I RMV-së

Shefja e Komisionit Evropian të dielën vjen për vizitë të shkurtër fundjave në Shkup. Burime të BE-së bëjnë të ditur se paralajmërimi për vizitën të premten do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Evropian.

Kryeministri Kovaçevski ka deklaruar se integrimi evropian do të jetë temë kyçe bisedimeve. Sipas tij, Leyen vjen për të mbështetur Maqedoninë e Veriut e jo për të bërë presione ndaj opozitës për miratimin e ndryshimeve kushteteuse.

Edhe pse për një muaj skadon afati që BE-ja e vendosi për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, autoritetet e vendit mbeten optimist se Maqedonia e Veriut e para do të hyjë në familjen evropiane, për shkak se vendi është më I miri në rajon.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vitin e kaluar ishte për vizitë në Shkup, nga ku nisi turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi I vizitës ishte prezantimi I mbështetjes shtesë për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në përballjen me krizën energjetike.

Show More

Related Articles

Back to top button