Javën që vjen organet partiake të partive që përbëjnë frontin opozitar shqiptarë pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Këtë e bëri të ditur në emisionin “Politica” në televizionin Globi, nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani. Ai tha se gjatë festave të nëntorit do të shpaloset edhe platforma e tyre e përbashkët në të cilën do të përfshihet edhe mërgata, gjegjësisht atyre të ju mundësohet me ligj që të kenë të drejtë vote në vendlindje sikurse e praktikon Kosova.
“Ne në kuadër të Platformës, Programit të subjektit tonë kemi përfshi edhe kategorinë e luftëtarëve, edhe të veteranëve të cilët i përmenda. Kemi përfshi edhe pjesën e mërgatës e cila quhet diasporë nga pala e kundërt për të cilën në të ardhmen duhet të përgatisim ligj me të cilin do të ju mundësojmë atyre të votojnë lirshëm, ngjashëm sikurse ato në Kosovë. Ata në atë formë bëhen pjesë përbërëse edhe e organizimit të vendimeve politike në këtë vend nga që dy herë në vit sjellin mjete buxhetore më tepër se sa vetë Buxheti i Maqedonisë. Janë një sërë kërkesash në kuadër të Platformës. Kur do e keni këtë platformë gati? – Platforma është veç e përbashkët të cilën e bëjmë, unë flas për Programin e Lëvizjes Besa. Por edhe këto do të bëhen pjesë e Platformës së përbashkët. Platforma me gjasë në festat e nëntorit diku mes datave 25, 26 deri me 28 nëntor do të duhet të dalim, po kjo është pjesë tjetër të cilën po e përgatisim të tre subjektet”, deklaroi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa si bllok opozitar shqiptar, tha Limani, i kanë dyert e hapura për t’u bashkuar në këtë bllok për çdo subjekt politik i cili dëshiron ndryshimin në kampin politik shqiptar. Me këtë rast Limani tha se ASH-në nuk mund ta detyrojnë të bëhet pjesë e opozitës, e sipas tij zgjerimin e mëtejmë të këtij fronti, mund ta bëjë edhe vetë Taravari.
“Mund të jetë vetë Taravari që mund ta bashkojë opozitën shqiptare. Dikush duhet ta takojë atë! – Sido që të jetë, unë marrëdhëniet e komunikimit nuk i ndërpres as me atë e as me të tjerët, në momente të caktuar apo emisione të caktuara, unë jam shprehur edhe në mënyrë lutëse ‘hajde të bëhemi bashkë’, por lutja nuk mund të jetë edhe detyrim, për t’u bërë bashkë unë s’mundem edhe të ju detyrojë. Unë mundem vetëm të ju ofrojë Platformë, mund të ju ofrojë mundësi, mund të ju lutem me përulje si atdhetar apo si anëtarë i një subjekti politik, por unë s’mundem të detyrojë njeri. Vendimin sërish do të duhet ta sjellin ato. Lutjet tona, mendimet tona, thirrjet tona, mbi të gjitha mbi këto mesazhin do ta japin qytetarët verdiktin në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Limani thotë se pozicioni që u takon në KSHZ si opozitë shqiptare do të kalon në Kuvend, por pastaj do të pamundësohet të bëhet emërimi, pasi ASH para zgjedhjeve do largohet nga Qeveria dhe ai vend ruhet për partinë e Taravarit.
“Jam skeptik në këtë drejtim ngase kryetari i Parlamentit manovron në mënyrë perfide në lidhje me këtë. Sipas meje gjithnjë, ato do të presin propozimi të kalojë në rend dite, të votohet si i tillë e pastaj ka pengesa të tjera ligjore që do t’i bëjnë nëpër labirinthet e Parlamentit deri në momentin, prapë sipas meje gjithnjë dhe abaliziave të mija e jo të qendirmit të subjektit që i takojë, kur Aleanca për Shqiptarët të largohet nga qeveria dhe përpiqen ta mbajnë pozicionin në KSHZ”, deklaroi më tej Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Limani deklaroi se cilado datë për zgjedhje është e pranueshme për ta dhe janë gati që nesër të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se froni opozitar shqiptarë është, sipas tij, shpresa e vetme tek shqiptarët.