Jemi mësuar të dëgjojmë ministrat duke u mburur vazhdimisht për sukseset dhe arritjet e ministrive të tyre. Por pas gjithë atij suksesi qëndrojnë dhjetëra të punësuar të cilët punojnë shpesh herë edhe gjatë orarit të natës.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe sekretar gjeneral i ASH-së, është ndër të rrallët, e ndoshta edhe i vetmi që një suskes të digasterit që drejton ua ka atribuar të punësuarve, duke thurur fjalët më të bukura për ti falenderuar ato. Lexoni postimin e plotë dhe madhështor të ministrit Krennar Lloga.
Faleminderit nga zemra të gjithë kolegëve nga Ministria e Drejtësisë, me të cilët bashkërishtë arritëm që me sukses të mbajmë një forum me përmasa evropiane, që tuboi në një vend ministra dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë nga vendet e Bashkimit Evropian, atyre të rajonit si dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Për disa javë me radhë, me shumë punë e angazhim të përbashkët dëshmuam se kemi kapacitete, ndajmë vlera të përbashkëta me miqtë tanë evropianë dhe mbi të gjitha jemi të përkushtuar dhe meritojmë të jemi pjesë e familjes evropiane.
Me sukses dhe dinjitet përfaqësuam vendin dhe qytetarët tanë para miqve fqinjë dhe BE-së.
Faleminderit secilit nga Ju, për çdo kontribut, angazhim dhe përkushtim tuajin. Vullneti juaj më motivon edhe mua, dhe sukseset tona duhet të motivojnë qytetarët dhe t’ua rikthejnë atyre besimin.