Maqedoni

Tetë orë torturë për të burgosurit e Idrizovës

TË BURGOSURIT TË RRAHUR BRUTALISHT, MUNGON NDIHMA ADEKUATE MJEKËSORE

Që orët e para të mëngjesit, njësitë speciale të Ministrisë së punëve të brendshme nisën aksionin në Burgun e Idrizovës.

Aksioni, apo më mirë thënë rrahja brutale vazhdoi deri 1 orë para mesditës. E rezultati është ky:

Përveç se i kanë rrahur brutalisht, nuk kanë lejuar që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Madje kanë insistuar që mjekët në spitalin e Idrizovës të pohojnë se të burgosurit janë rrahur në mes vete.  

Ndihma e shpejtë erdhi vetëm pas reagimit të TV KLAN deri tek Avokati i popullit dhe Ministria e drejtësisë.

Përveç se i kanë rrahur, njëri prej të burgosurve të cilin e takuam në Qendrën klinike, tha se i kanë detyruar që të vënë firmat në letë të zbrazët. Sipas tij, qëllimi ka qenë që të arsyetohet dhuna dhe mos të ketë pasoja.
Pak para mesditës, doli me kumtesë edhe Ministria e punëve të brendshme.

“Nëpunësit policor nga Byroja për siguri publike në koordinim me Prokurorinë themelore të Shkupit pas marrjes së informacioneve dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata themelore e Shkupit kanë bastisur burgun e Idrizovës ku kanë gjetur 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë.  Në këtë aksion janë lënduar edhe 10 nëpunës policor” – thonë nga MPB.

Sipas informacioneve nga burime brenda burgut, njëri prej të burgosurve është në gjendje më kritike për shkak se është rrahur me çekan. Ai ka të lënduar qafën dhe i ka të thyera dhëmbët.

Show More

Related Articles

Back to top button