Siç po përparon Maqedonia e Veriut në aspektin e reformave, ashtu edhe hap rrugën e saj drejt BE-së, bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Platformën X pas takimit të sontëm në Shkup me shefin e shtetit Stevo Pendarovski.
“Me padurim presim t’ju urojmë mirëseardhje, identitetit tuaj të veçantë dhe gjuhës suaj, gjuhës maqedonase”, thekson Fon der Lajen, duke shprehur kënaqësinë që turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor në tre ditët e ardhshme fillon pikërisht nga Shkupi.
Siç kumtoi më parë kabineti i Pendarovskit, në takim është biseduar për procesin e negociatave qasëse të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në vend dhe gjendjen aktuale në rajon.