LajmeRajon

Vuçiq: Mund të zbatojmë pikat që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.

“Ne jemi gati, por dikush duhet të formojë Asociacionin dhe ata nuk e duan, kështu që e gjithë historia është si një rreth vicioz, shqiptarët po shpikin marifete që disa në perëndim bëjnë sikur nuk i shohin. Problemi është se e gjithë kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiq, përcjellë Kosovo Online.

Tutje, Vuçiq theksoi se nuk ka kërkuar asnjë letër motivuese por, thotë ai, ka shkruar një fjali që thotë se Beogradi është i gatshëm t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjen, por kjo do të thotë se Beogradi nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button