LajmeRajon

Ish-këshilltarit të Thaçit Blerim Shalës i është konfiskuar vetëm telefoni

Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës.

Burime bëjnë me dije se ish- këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi, i është sekuestruar vetëm telefoni.

Kujtojmë se Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Përveç tij, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, i cili poashtu ka qenë këshilltar i Thaçit.

Show More

Related Articles

Back to top button