LajmeSport

Arrestohen 9 persona, L’Equipe: “Neveri dhe trup”

Marsejë-Lion ishte një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave në Francë Ligue 1, por një ngjarje e rëndë bëri që kjo sfidë të anulohej. Tifozët ultras të Marsejës goditën me gurë autobusin e Lionit gjë që solli dëmtimin e rëndë të Fabio Grosos, trajnerit.

Ish kampioni i botës pësoi një të çarë poshtë syrit të majtë, ndërsa mjekët e dërguan menjëherë brenda stadiumit për ta kuruar. 12 qepje i shkaktoi Grosos goditja e tifozëve ndërsa pamjet e tij me fytyrën e gjakosur po bëjnë xhiron në rrjet. “Neveri dhe trup”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.

Autoritet franceze njoftojnë se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar nëntë persona.

Show More

Related Articles

Back to top button