Më 1 nëntor 2023 (e mërkurë) me fillim në ora 12:00 në kabinetin e kryetarit të shtetit do të mbahet seanca e 19-të e Këshillit të Sigurisë në Maqedoni, informojnë nga kabineti i Stevo Pendarovskit.
Sipas informacioneve, në rend dite në seancë do të jenë gjendja e sigurisë në shtet dhe rajonin euro-atlantik.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski, dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu./Telegrafi/