LajmeMaqedoni

Muaji i tretë shkollor pa libra! Shaqiri: Për dallim nga viti i kaluar, tani problem është një gjeneratë

Për hymë në muajin e tretë të vitit shkollor ndërsa nxënësit e klasave të gjashta ende nuk kanë marrë librat shkollor, përcjell TV21. Ata po vazhdojnë të mësojnë përmes shënimeve dhe librave të fotokopjuar. Por ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se për dallim nga viti i kaluar kur mungonin më shumë libra, tani thotë se këtë vit problem janë vetëm librat e një gjenerate.  Ai ja hedh fajin edhe disa shkollave, për të cilat thotë se librat janë dorëzuar, por nuk i kanë shpërndarë te nxënësit.

“Këtë vit shkollor për dallim nga viti i kaluar flasim vetëm për një gjeneratë. E gjithë çështja për librat është bëhet fjalë vetëm për librat e klasës së 6-të. Në periudhë të shtypjes, përpunim, grafike, teknike dhe dorëzim të librave, të gjitha informacionet që i kam dorëzuar si ministri. Javën e kaluar nga operatori ekonomik na kanë informuar se kanë dorëzuar në pjesën më të madhe të shkollave fillore në Shkup dhe në qytetet  tjera”, theksoi Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Show More

Related Articles

Back to top button