LajmeMaqedoni

Onkologjia, ish drejtori Nino Vasev merret në pyetje nga deputetët

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë Nikolla Vasev ose i njohur si Nino Vasev, po ashtu si të gjithë parafolësit e tij në Komisionin hetues në Kuvend, u shfajësua duke thënë se nuk ka vërejtur parregullsi sa i takon keqpërdorimit eventual me terapinë e pacientëve me kancer.

“Në periudhën tuaj prej pesë vitesh a keni pasur informacion për trajtim të pacientëve me tretje fiziologjike? Në periudhën tuaj prej pesë vitesh a keni pasur informacion për trajtimin e pacientëve të vdekur? A kanë arritur te ju informacione për shitje të mundshme të terapive dhe ilaçeve?”, u shpreh Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
“Absolutisht, të kishim pasur çfarëdo njohurish se dikush mund ta bënte atë, ne do të informonim organet kompetente. Për atë që kemi pasur informacion e kemi paraqitur menjëherë”, deklaroi Nino Vasev, ish drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Vasev tha se ka qenë i informuar vetëm për vjedhje të terapive në dy raste nga një infermiere dhe rasti është paraqitur te institucionet kompetente.

Ish drejtori tha se borxhet e Klinikës janë të mëdha sepse ka qenë i detyruar të shpallë tenderë për terapinë e pacientëve që të mos ketë ndërprerje të trajtimeve. Ai u ankua se madje në periudhën e ish ministrit Bekim Sali, buxheti i Onkologjisë ka qenë shumë i ulët kur Vasev ka qenë drejtoj. Ndërkohë Sali kishte shkarkuar Vasev për shkak se nuk kishte siguruar plan për zgjidhjen e problemeve në Onkologji, edhe pse ministri ja kishte kërkuar një gjë të tillë.

Vasev u pyet se pse sistemi KATO për menaxhimin e terapive të kancerit nuk është vendosur në funksion.

“Sistemi nga fillimi nuk është lëshuar i kompletuar. Nuk është lëshuar bashkë me izoluesin. Kemi kontaktuar me firmën serbe dhe kemi njoftuar Ministrinë. I kemi e-mailat me data. Është kërkuar nga ministria dhe mund të kushtojë 200-300 mijë euro”, deklaroi Nino Vasev, ish drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Mungesa e izoluesit, sipas Vasev, ka bërë që motrat medicinale të kenë simptoma shëndetësore dhe të refuzojnë të punojnë me të. Ai tha se edhe përshtatja e sistemit dhe mirëmbajtja e tij janë shumë të kushtetueshme për klinikën.

Nino Vasev ishte emëruar drejtor i Onkologjisë në qershor të vitit 2017 nga ish ministri Arben Taravari dhe qëndroi në atë pozitë deri në nëntor 2022. Dyshimet janë se në periudhën e menaxhimit të tij, pacientë të regjistruar nuk kanë marrë terapinë e nevojshme të kancerit dhe ajo është shitur privat tek pacientë të tjerë në mënyrë ilagale.

Ish drejtori, ndërkohë, në një hetim të ndarë, gjykohet penalisht për një rast në të cilin pacienti ka ndërruar jetë për shkak se nuk i është dhënë terapia e nevojshme për kancer. Pas ndryshimeve në Kodin penal, ai nëse dënohet, do të marrë dënim më të lehtë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button