LajmeRajon

Lazoviq: Vuçiqin e pret burgu

“Ne dëshirojmë që Serbia të jetojë mirë, të rikthejë buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve dhe prandaj do të përpiqemi të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet republikane.

Kështu ka thënë në një intervistë për Nova, Radomir Lazoviq nga Fronti i së majtës në Serbi dhe i pari në listën e “Serbia kundër dhunës”.Ai i është përgjigjur ftesës së presidentit serb Aleksandar Vuçiqit për të luajtur një lojë shahu.

Sipas tij, ndeshja e radhës e shahut që Vuçiq do ta luajë pas zgjedhjeve do të jetë ajo me shokët e dhomës nga qelia e burgut.

“Unë luaj shah me miqtë, me njerëzit që vlerësoj. Është një lojë fisnike dhe i premtoj Vuçiqit se shahu i radhës që do të luajë ai pas zgjedhjeve do të jetë ai me shokët e dhomës nga qelia e burgut, për t’i dhënë fund burgut të gjatë që e pret”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button