LajmeSport

Barazim me kosto të lartë në Napoli, Milani humb dy mbrojtës

Milani mori një barazim spektakolar 2-2 në transfertën ndaj Napolit mbrëmjen e të dielës, por kostoja e paguar nga kuqezinjtë ka qenë vërtetë e lartë. Kjo pasi tre nga 5 zëvendësimet e kryera nga Pioli,ishin të detyruara, me Kalulun, Pulisic dhe Pellegrinon që lanë fushën e lojës për shkak dëmtimesh.

Pas kryerjes së ekzaminimevetë detajuara, tekniku kuqzi ka marrë lajmetë mira nga sulmuesi amerikan, që ka pasur një lodhjetë lehtë muskulore dhe mund tërikthehet nëfushë që në fundjavë në kampionat.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy mbrojtësit, teksa Pellegrino do të mungojë disa javë, ndërsa situata e Kalulu paraqitet akoma më e rëndë. Mbrojtësi francez ka dëmtuar tendinën dhe në ditët e ardhshme do të vlerësohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale,e cila nëse nuk shmanget, do ta mbajë largu fushave për të paktën 4 muaj.

Në këtë situatë, Milani e sheh veten në vështirësi në prapavijë, aty ku pësoi dëmtim para ndeshjes me Napolin edhe veterani danez Kjaer, teksa të gatshëm janë vetëm dy titullarët Thiaw e Tomori.

Show More

Related Articles

Back to top button