Ngrohja qendrore do të shtrenjtohet për 4.51% – njoftoi sot Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Siç u njoftua, në llogaritë prej 1.000 denarë rritja do të jetë 45 denarë. Sipas Bislimovskit, korigjim të ri të çmimit deri në fund të sezonit të ngrohjes, nuk do të ketë, pa marrë parasysh taksën për gazin rus.
Sipas KRRE-së, gjithsejt 64.000 amvisëri, furnizohen me ngrohje qendrore.
“Me këtë vendim çmimi për qytetarët mbetet stabil, kurse tre kompanitë e EEM-së për furnizim, distribuim dhe prodhim të energjisë së ngrohjes praktisht janë tëdetyryar që sa më shpejt ta vënë në funksion edhe sistemin “Belasica”. KRRE me vendimet e sotme, vendosi kornizë financiare dhe dërgon sinjalin për punë maksimalisht ekonomike të firmave simotra të EEM-së. Me punën e TETO dhe funksionimin e sistemit “Belasica’, llogaria mesatare për ngrohjen qendrore është 1.800 denarë, pa funksionimin e TETO, 2.800 denarë, dallimi është 60%”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.