Pas njoftimit se e moshuara 79-vjeçare, pasi më shumë se 10 ditë ishte e shtruar në spital pas helmimit familjar me ushqime shtëpiake në Shkup, Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të gruas 79-vjeçare.
Më herët pas së njëjtës ngjarje ka ndërruar jetë një 47-vjeçare, ndërsa 55-vjeçari është liruar për mjekim në shtëpi.
Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme, për të cilat është dhënë ekspertiza. Gjithashtu u dha urdhër për sigurimin e historive mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren veprime të tjera.