LajmeMaqedoni

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Madiq, kundër Ligjit për Amnisti

Propozim-ligji i Amnistisë të enjten duhet të jetë para deputetëve. Megjithatë, duket se brenda qeverisë ka dallime në lidhje me mbështetjen e tij. Konkretisht, ligji për amnisti është propozim i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, por zëvendësja e tij nga LSDM-ja, Viktorija Avramoska Madiq, nuk pajtohet me zgjidhjen ligjore të propozuar për uljen e numrit të të burgosurve.

“Ka edhe masa të tjera alternative. Nuk është patjetër me ligj për amnisti të zbrazen burgjet, kjo mund të bëhet edhe me lirim me kusht. Pastaj mendoj se burgjet mund të zbrazen shumë më tepër sepse analizat e Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve treguan se tani po flasim për një numër shumë më të vogël të burgosurish që do të largoheshin me këtë propozim-ligj”, tha Viktoria Avramoska Madiq – Zëvendësministre e Drejtësisë.

Më herët, ministri Lloga u përplas me zëvendësen e tij pasi tha se ai personalisht ishte kundër ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat i firmosi zëvendësja e tij Madiq.

Kundër amnistisë së propozuar u shpreh edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgievski.

“Në një farë mënyre, me këto ndryshime po bëhet ndërhyrje në gjyqësor. Jemi në një situatë ku gjyqësori është në shënjestër të kritikave, dhe kemi një situatë ku pushteti ekzekutiv ka miratuar ligje që automatikisht u reflektuan, si pasojë e vjetërsisë së një pjese të rasteve, të njohura në opinion…”, u shpreh Sashko Georgievski – Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Në një situatë të tillë, një pjesë e gjyqtarëve ankohen se ndërsa politikanët bëjnë ligje, barra bie mbi gjykatën edhe pse gjykatat dhe prokurorët nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhjet ligjore.

” Pyetja është, a ka një analizë adekuate të numrit të personave që do të marrin amnisti dhe nëse amnistia si një vendim politik për të liruar një pjesë të popullatës së dënuar do të jetë e përshtatshme në llogari të asaj që kemi në gjyqësor, e që është lirimi me kusht…”, nënvizoi Lazar Nanev – gjyqtar.

Ohri këto ditë është nikoqir i samitit global për digjitalizimin e gjyqësorit, ku kjo sfidë serioze diskutohet edhe në prani të ekspertëve. 

Show More

Related Articles

Back to top button