LajmeMaqedoni

Ministria e Jashtme ndan afër 1 milion euro për makina me qira për Samitin e OSBE-së

Në dhjetor, Maqedonia do të presë Samitin përfundimtar të OSBE-së si vend kryesues. Në këtë takim pritet që të. vijnë mysafirë të rangut të lartë botëror dhe se tani po bëhen të gjitha parapërgatitjet.

E gjithë kjo do të kushtojë miliona euro. Vetëm për sallën ku do të mbahet samiti janë harxhuar 1.8 milionë euro, ku fitues e tenderit është kompania e shumëpërfolur “Eurovia” si fituese e njohur e shumë tenderëve qeveritar.

Përpos kësaj gati 1 milion euro do të shkojnë për sigurimin e makinave që do të jenë në dispozicion për bartjen e mysafirëve. Në vend të blerjes së veturave, portali “Republika” njofton. se MPJ do të paguajë 960 mijë euro për marrjen me qira të automjeteve për ministrat dhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse.

Tenderi ka përfunduar, dhe tashmë janë lidhur dy kontrata me kompaninë “ABC Rent a Car Tours” DOOEL Shkup. Ajo që është interesante në kontratë është se automjetet nuk duhet të kenë më shumë se 200 mijë kilometra.

“Mjetet duhet të jenë në gjendje të rregullt teknikisht, me pamje të brendshme dhe të jashtme përfaqësuese dhe me rezervuar të mbushur me karburant. Kilometrazhet e veturave të pasagjerëve VIP në ditën e dorëzimit (24.11.2023) nuk duhet të kalojnë 200.000 kilometra”, thuhet në kontratën e prokurimit.

Është e paqartë pse Ministria e Punëve të Jashtme vendosi të marrë me qira një automjet me gati 200 mijë kilometra të kaluara, kur për gati një milion euro mund të blesh tre duzina automjete të reja të forta që kushtojnë rreth 30 mijë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button