LajmeMaqedoni

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të RMV-së, në fokus situata e sigurisë në vend dhe rajon

Seanca e 19-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot, më 1 nëntor 2023, me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit, transmeton Portalb.mk.

Situata e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik do të jetë në rend dite të seancës.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu, njoftuan nga kabineti i presidentit.

Presidenti Pendarovski, disa ditë më parë në një intervistë për “Click Plus” në TV 21, bëri të ditur se agjendë të të cilit do të Këshillit do të jetë edhe situata në veri të Kosovës, lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, konflikti Hamas-Izrael.

“Disa thonë se është larg nesh, por fatkeqësisht ne kemi, që nga lufta siriane, njerëz që janë mercenarë dhe luftojnë në njërën anë apo tjetrën, por ata janë qytetarët tanë dhe ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me ta, kur nesër, pasnesër do të kthehen në vend. Sa mbulohen nga shërbimet tona, le të shohim informacionin nga partnerët tanë”, tha presidenti në intervistë.

Ai shtoi se rrethana jonë e favorshme është se jemi anëtarë të NATO-s dhe nga atje marrim rregullisht informime dhe e dimë se si do të zhvillohet situata në lidhje me konfliktin Hamas-Izrael, edhe pse nuk është e lehtë të parashikohet në fazën e parë. “Megjithatë, Këshilli i Sigurimit sigurisht që do të mblidhet, jo vetëm për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, por edhe për zhvillimet në veri të Kosovës dhe luftën në Ukrainë”, tha presidenti.

Në këtë kontekst, presidenti bëri të ditur se vendi ynë do të shtojë kontigjentin e tij në Kosovë në javët në vijim, me kërkesë të NATO-s.

Kujtojmë se për herë të fundit, Këshilli i Sigurimit është mbledhur më 23 janar 2023 ku në fokus ishte siguria në vend dhe rajonin euroatlantik.

Show More

Related Articles

Back to top button