LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë në bazë të diplomës universitare që ka parashtruar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë, transmeton TV21. Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë.

“Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski.

-Me propozim të Qeverisë?

“Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione të deleguara”, tha Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button