LajmeRajon

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar kundër deklaratave të kryetarit të “Republikës Serbe ”, Millorad Dodik për Serbinë e Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar kundër deklaratave të  kryetarit të  “Republikës Serbe ”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja. Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve.

Rama shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt. Tri ditë më parë, kreu i serbëve të Bosnjës i sanksionuar nga SHBA-ja, Milloard Dodik, në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, shërbim ky që është i ndaluar në Bashkim Evropian, ka thënë se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet”, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë.

Show More

Related Articles

Back to top button