Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha priti në takim ambasadorin e
Republikës Çeke në Shkup, z.Jaroslav Ludva.
Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend dhe nevojën e ndryshimeve
kushtetuese si një hap mjaft i rëndësishëm për nisjen e negociatave për antarësim të Maqedonisë
së Veriu në Bashkimin Evropian.
Kryetari Hoxha riafirmoj qendrimin e PDE-së se e ardhmja e vendit nuk ka opcion tjetër
përveç integrimit të plotë në Bashkimin Evropian prandaj është shumë e nevojshme që të gjithë
faktorët politik në vend të veprojnë në drejtim të pëshpejtimit të integrimit të vendit në
Bashkimin Evropian duke i larguar të gjithë pengesat që mbajnë të izoluar të ardhmen evropiane
të vendit.
Poashtu, Kryetari Hoxha falenderoi ambasadorin Ludva për mbështetjen e parezervë që
Republika Çeke i jep Maqedonisë së Veriu si dhe të dyja palët u dakorduan për vazhdimësi të
komunikimit i cili është në shërbim të arritjes së aspiratave të përbashkëta dhe rrumbullaksimin e
procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.