Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth ndikimit rus në Ballkan dhe Europë, pozicionimin e Serbisë në këtë situatë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Dezinformatat ruse në Europë kanë për qëllim të ndajnë dhe të dobësojnë BE dhe europianët, tha ai në një intervistë për The Geopost. Unë do të thoja se BE ka humbur shumë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi humbur shumë mundësi për të përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duhet të përshpejtojmë tani, sepse humbja e këtyre mundësive do të thotë të lëmë të hapur derën për ndikim nga jashtë Europës, nga fuqitë që nuk ndajnë vlerat që përfaqëson Evropa – si vlerat e përmendura si demokracia liberale, sundimi i ligjit dhe liria individuale për secilit person, eshte shprehur ai, duke kujtuar se Kremlini ka shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithmonë mundohet të shkaktoje percarje, të keqpërdorë subjekte, organe qeverisëse dhe subjekte të tjera publike, madje edhe subjekte biznesi. Dhe ka gjithashtu një lidhje dhe me krimin e organizuar. Sa për neutralitetin e Serbisë, ai theksoi se ajo po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Europës. Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese. Më 1 mars, Parlamenti Europian ka vendosur për një rezolutë që tregon “shqetësim të thellë” për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe, nenvizoi Mandl. Sjellja e lidershipit serb është irrituese – veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim.
Read Next
1 day ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
1 day ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
1 day ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
1 day ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
1 day ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
1 day ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
1 day ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
1 day ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
1 day ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
1 day ago