Nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore.
Reshjet do të vazhdojnë gjatë orëve të natës dhe ditën e shtunë, kur do të jenë më të dendura (në disa vende mbi 30 l/m2), ndërsa vende0-vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.
Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore priten reshje pasdite. Temperaturat do të mbeten relativisht të larta.