LajmeMaqedoni

Editorial: Poshtë amnistia, rroftë dajaku për të burgosurit!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që në fazë të parë ka refuzuar Propozim Ligjin për Amnisti. Me 66 vota “kundër”, 15 “për” dhe 3 “abstenime”, ligjvënësi hodhi poshtë nevojën për miratimin e këtij Ligji, me të cilin synohej shpopullimi i burgjeve. Pas këtij vendimi, propozuesi i ligjit në Qeveri, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha se Maqedonia sot është më e padrejtë se dje. Rrëzimi i propozim it sipas tij ka të bëjë me hakmarrjen ndaj partisë së tij.

“Maqedonia sot është shtet më i padrejtë se dje, sepse ky është fillimi dhe mbarimi i asaj që ndodhi sot në Kuvend. Ajo që ndodhi sot është ajo që e prisnim, hakmarrje për mos votimin tonë të ndryshimeve në Kodin Penal”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

A munde të ketë efekte politike refuzimi i amnistisë?

Një pyetje e tillë imponohet për shkak se shumica votoi kundër një propozimi që erdhi nga shumica, respektivisht nga Qeveria shkruan Zhurnal. Por ministri Lloga vlerëson se tani për tani nuk ka bazë që subjekti i tij të largohet nga Qeveria, pasi propozimi në Kuvend nuk ishte i tij. “Aspak sepse propozimi ka qenë i Qeverisë. Unë kam qenë propozues deri tek Qeveria. Këtu mund të shihet se propozues është Qeveria. Kështu që nëse nuk ka kaluar, nuk ka kaluar propozimi i Qeverisë”, deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Amnistia u refuzua disa ditë pas aksionit policor në Idrizovë

Refuzimi i Propozim ligjit për amnisti vjen në kohën kur opinioni u “dridh” edhe nga një aksion brutal policor në burgun e Idrizovës. Edhe pse qarkullojnë spekulime të ndryshme lidhur me qëllimin e vërtetë të këtij aksioni, megjithatë ai është i mbështjellu rme mister, e këtë e konfirmon në mënyrë indirekte edhe Avokati i Popullit, Naser Ziberi, shkruan Zhurnal.
Ai thotë se ka shumë çështje të hapura në lidhje me incidentin gjatë fundjavës në burgun “Idrizovë”, kur u sulmuan disa të burgosur.

Madje në intervistën e dhënë në Tv Telma, Ziberi tha se janë siguruar të gjitha video-incizimet për të cilat theksoi se nuk janë me cilësi të mirë, ndërsa gjithashtu tha se disa prej tyre nuk kanë qenë fare në funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ziberi ka treguar se të dielën të burgosurit kanë qenë në pavijonin gjysmë të hapur, por për shkak se ishte ditë jopune, nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha provat e nevojshme që kërkonin, pas së cilës dje janë kthyer në burg dhe kanë siguruar videon. pamjet e vëzhgimit.

“Unë them se janë të cilësisë së pamjaftueshme, sepse nuk ka video incizim që monitoron në mënyrë të përhershme lokalet në të gjitha pjesët. Së dyti, disa nga kamerat nuk ishin ndezur dhe ishin përballë dhomës ku do të bëhej regjistrimi. Së treti, në një seksion, në fillim të aksionit, dy të burgosur i kthejnë kamerat. Menduan se nuk ishin shënjestruar mirë, ndaj i mposhtën apo synonin të mos e regjistronin të gjithë ngjarjen? Nuk mund të jap një përgjigje thelbësore, por dy të burgosur shihen duke ridrejtuar kamerat. Momenti kur këta të burgosur kapin kamerat dhe ridrejtojnë kamerat ndodh në fillim të aksionit”, tha Ziberi.
Kjo sjellje e të burgosurve, sipas Ziberit, shtron pyetjen se pse të burgosurve u lejohet qasja në pjesën ku kryhet video-incizimi.
“Ka rregulla ku të burgosurit mund të lëvizin. Edhe pse ai repart i burgut të Idrizovës trajtohet si burg gjysmë i hapur, edhe atje sipas Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve dhe rregullave për rregulloren e burgut, rrugët nëpër të cilat mund të lëvizin të burgosurit janë rrëptësisht. të parapara dhe të përcaktuara”, sqaron Ziberi.

Ai shtoi se ende nuk e kanë marrë urdhrin e gjykatës, kërkesën e ZPP-së drejtuar një gjyqtari në procedurë paraprake dhe urdhërin e gjyqtarit në procedurë paraprake në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Ziberi paralajmëroi se do të kërkojnë përgjigje nga Byroja e Sigurisë Publike nëse është bërë një vlerësim i mirë i sigurisë gjatë hyrjes së pjesëtarëve të MPB-së dhe nëse MPB ka marrë informacion të vlefshëm nga administrata e burgut për situata brenda.

Show More

Related Articles

Back to top button