GostivarLajme

Marketi “Montenegro” me lokacion të ri në rrugën JNA

“Montenegro” ka hapur shitoren e rradhës në Gostivar. E dizajnuar në mënyrë moderne, shitorja është vendosur në një hapësirë të madhe tek banesat kolektive në afërsi të spitalit të qytetit, ku për shërbimet kujdeset ekipi prej 11 të punësuarve, ndërsa konsumatorët kanë në dispozicion edhe vendparkim. Në shitoren e re e cila është e gjashta me radhë, konsumatorëve do t`i ofrohen në çdo kohë fruta dhe perime të freskëta si dhe mbi 5.000 produkte të qasshme në 365 ditët e vitit.

Menaxhmenti i marketit të ri thekson se ky market është identik me rrjetin e marketeve tjera. Nga aty theksojnë se në çdo kohë do të ofrojnë edhe mish të freskët, produkte higjienike, të kozmetikës dhe aksesorë e enë të shumta shtëpiake.

Në ditën e parë të hapjes solemne, kanë qenë të shumtë qytetarët që e kanë vizituar. Ata shprehen të kënaqur me shërbimin dhe cilësinë që ofron “Montenegro”.

“Shumë bukur, ne edhe atje te marketi tjetër ishim konsumatorë dhe sot edhe te ky i riu e mësuam shpejtë. Shërbimin e kanë në nivel te të gjitha marketet”, deklaron Palvina Mateska, konsumatore.

“Edhe atje por edhe këtu për mua është afër pasi këtu pranë jetojë. Jemi shumë të kënaqur pasi kanë shërbim shumë të mirë. Uroj gjitha të mirat dhe të kenë fat në punë këtu, ndërsa ne si më të moshuar pasi e kemi këtu pranë, gjithmonë te këta do vazhdojmë të blejmë”, deklaron Bozhica Ilieska, konsumatore.

“Montenegro” edhe më herët në këtë pjesë të qytetit kishte shitore e cila ka ndryshuar vetëm lokacion, konkretisht me investimin e ri ata janë vendosur në anën tjetër të rrugës “JNA” ku ka një hapësirë më të madhe dhe qasje më të lehtë për konsumatorin. Ndryshe, në marketet “Montenegro” në Gostivar aktualisht punojnë mbi 100 persona.

Show More

Related Articles

Back to top button