LajmeRajon

Konferencë parlamentare “E ardhmja e transportit” në Prishtinë

Deputetët nga Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Maria Georgievska, Ollga Llozanovska dhe Berat Ajdari sot dhe nesër do të marrin pjesë në konferencën parlamentare në temë “E ardhmja e transportit”, që mbahet në Prishtinë.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, qëllimi i konferencës është që komisionet parlamentare të diskutojnë për të ardhmen e transportit dhe tranzicionin në lidhje me nevojën e ulët të gjurmëve të karbonit.

Në konferencë është paraparë që të diskutohet për mbrojtje të mjedisit jetësor në drejtim të qëndrueshmërisë, transportit të pastër dhe lëvizshmërisë së mençur.

Show More

Related Articles

Back to top button