LajmeMaqedoni

Berlin/ Debati për zgjerimin e Unionit, në panelin e nivelit të lartë i ftuar nga rajoni vetëm Bujar Osmani

I pari i Diplomacisë, Bujar Osmani, dje me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, ka marrë pjesë Konferencën Ministrore “Unioni i zgjeruar, më i fuqishëm” në Berlin, organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme.

“Isha i nderuar sot të jem ministri i vetëm nga rajoni pjesëmarrës në panelit e lartë për të ardhmen e Evropës i organizuar nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë”, ka njoftuar Osmani.

Ministri si bashkëfolës në panel kishte Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe MPJ i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Show More

Related Articles

Back to top button