LajmeMaqedoni

Mot i paqëndrueshëm sot, DPHM apelon për kujdes

Sinoptikanët bëjnë të ditur se në 24 orët e ardhshme na presin reshje të dendura fillimisht në perëndim, e më pas në të gjithë territorin e vendit. Në vende të caktuara reshjet pritet të jenë mbi 40 milimetra, njofton DPHM.

Nga kjo drejtori paralajmërojnë se nëse reshjet janë me intensitet të madh, mund të priten dalje nga shtrati të ujërave lumore si dhe në disa zona ku zakonisht grumbullohet ujë nga reshjet. Në vende të caktuara janë të mundshme edhe rrëshqitje dheu. Janë të mundura edhe rrjedhje të ujërave të zeza në zonat urbane.

“Përkatësisht, rezultatet që marrim nga modelet e reshjeve do të jenë të disponueshme në të gjithë territorin e vendit. Në përgjithësi nevojitet vigjilencë më e madhe në perëndim, jugperëndim, veri, verilindje dhe lindje të Maqedonisë, si dhe në pjesë të caktuara qendrore të vendit përkatësisht të paraqitura në Figurën 1” theksojnë nga DPHM, raporton Agjencia Mediatike Informative, përcjell TvGlobi.

Show More

Related Articles

Back to top button