LajmeMaqedoni

“Lidhja Europiane për Ndryshim” me lista të përbashkëta

Fronti opozitar shqiptar zyrtarizoi koalicionin me emrin “Lidhja Europiane për Ndryshim”. Formalizimi e këtij koalicioni u bë në sheshin “Skënderbeu” në praninë e anëtarëve të tri partive opozitare, Lëvizjes Demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Liderët e tri partive thanë se ky bashkim do ta sjell ndryshimin tek shqiptarët.

Izet Mexhiti tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkojnë me lista të përbashkëta për deputet, ndërsa koalicioni do të ketë edhe kandidat shqiptar për president.

Ditëve në vijim subjektet do të punojnë mbi përpilimin e programit të përbashkët zgjedhor.

Show More

Related Articles

Back to top button