LajmeSport

“Galaktikët” e Realit ngecën në “shtëpi” ndaj Rajo Valejkanos

“Galaktikët” e Real Madridit kanë ngecur në “shtëpi” ndaj Rajo Valejkano-s së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të të La Liga. Dueli është mbyllur në barazimin pa gola.

Pavarësisht yjeve si Vinicius Junior e Xhud Belingam, madrilenët nuk arritën të triumfojnë. Në minutën e 66′, Vinicius arriti të shkundte rrjetën e kundërshtarëve, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Falë këtij hapi fals të djemve të teknikut  Karlo Ançeloti, Xhirona udhëheq e vetme kampionatin spanjoll, me 31 pikë, 2 më shumë se “mbretërit” e Madridit, ndërsa Valejkano mbetet në vendin 9-të me 18 pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button