Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati u mor sot në pyetje në Prokurorinë e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sinaj. Pak pas daljes nga SPAK, deputeti u ndal në një prononcim për mediat, ku deklaroi se nuk ka goditur askënd.
“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë.Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën.”, tha ai.
Nallbati është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.