Kroacia sot do të merr konfirmim definitiv për hyrje në Eurozonë dhe do të njihet kursi përfundimtar sipas të cilit zëvendësohet kuna kroate për euro, me çka ministri kroat i Financave Zdravko Mariq e quajti ditë historike.
“Ditë e madhe për Kroacinë, do ta quaja historike, deklaroi ministri kroat Mariq pas arritjes nga takimi i Këshillit për Çështje Ekonomike dhe Financiare (EKOFIN), që sot do të sjellë tre akte juridike – vendimi për pranimin e euros në Kroaci, më pas ndryshimi i dispozitës me të cilën Kroacia do të vendoset në listën e 19 anëtarëve të Eurozonës si anëtare e 20-të. Akti i tretë juridik është dispozitë me të cilin konfirmohet shkalla definitive e konvertimit të kunës në euro. Kursi definitiv i konvertimit nga kuna në euro është informacion i ndjeshëm i tregut, dhe kështu do të mbetet e panjohur derisa nuk ka vendim përfundimtar të miratohet.
Mariq thotë se pasiqë të mësohet kursi përfundimtar, do të aktivizohen dispozita të caktuara nga ligji kroat për euron, në fakt ai do të filloj si vullnetarisht, ndërsa nga 5 shtatorit me dyfishim të detyrueshëm të çmimeve në kuna dhe euro. Ministri korat i Financave, i vili javën e kaluar dha dorëheqje dhe kjo ishte atakimi i fundit me EKOFIN, përsëriti se bashkimi drejtë Eurozonës është lajmi i mirë jo vetëm për Kroacinë, por edhe për vetë Eurozonën.