LajmeSport

Ter Stegen: Më pak atë fat, fituam ndeshjen ndaj Real Sosiedatit

Nëse Arauho me golin e tij i dha tri pikët Barcelonës në San Sebastian, një tjetër hero ishte dhe portieri Ter Shtegen. Gjermani ka bërë një seri pritjesh, duke i prishur rekordin Sociedadit, që para humbjes me Barcelonën kishte shënuar të paktën një gol në 14 takimet e fundit në fushën e vet.

Pavarësisht se në pjesën më të madhe të ndeshjes Sosiedadi ishte superior ndaj Barçës, Ter Shtegen nuk e ka fshehur lumturinë pas fitores.

“Mënyra se si luajtën, ata na vunë në vështirësi. Me atë pak fat e fituam ndeshjen. Nuk e di nëse është shumë e merituar, por ne jemi shumë të lumtur”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button