Zyra e BE’së e konfirmon vizitën dyditëshe të Lajçak në Kosovë
I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, sot vjen në Kosovë e do të qëndrojë edhe nesër.
Këtë për Express e ka konfirmuar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Po, Lajçaku do të qëndrojë në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE’së.
Express mëson nga burimet e saj se Lajçak nesër në orën 10:15 do të takohet me krerët e partive opozitare, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, në takim të përbashkët.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës, mirëpo kujtojmë se më 26 tetor, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së në Bruksel.