Mesfushori i talentuar belg, Artur Vermeren, falë paraqitjeve fantastike me Antverpin ka zgjuar interesimin e skuadrave evropiane, përfshirë Barcelonën, Bajern Munihun, Liverpullin e Borusia Dortmundin. Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit belg dhe tanimë ka filluar kontaktet e para me familjen e futbollistët të cilat e menaxhojnë atë.
18-vjeçari luan me një qetësi shumë të madhe në mesfushë dhe ai shihet si një investim shumë i madh për të ardhmen. Vermeeren këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Antverpi vështirë se do të mund ta mbajë në radhët e veta yllin belg dhe janë të gatshëm ta shesin, por vetëm nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro. Në janar pritet të jetë një garë e ashpër për mesfushorin, por duket se Vermeeren do të bëj një hap gjigant në karrierën e tij.