LajmeMaqedoni

Kacarev: Ndryshimin e Kushtetutës është duke e promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare

Ndryshimin e Kushtetutës është duke e promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare. Kjo është aleancë për “luftë të shenjtë” kundër maqedonizmit, që përbëhet nga forca në Maqedoni dhe në Bashkimin Evropian. Akuzat vijnë nga Kryetari i Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Akademiku Lupço Kocarev.

“Në Maqedoni promovohen marrëzia, absurditeti, injoranca, lakmia, apatia. Nga njëra anë Ndryshimi i Kushtetutës, kurse nga ana tjetër të gjithë ata që do të flasin për maqedonizmin etiketohen si nacionalistë, tradhtarë dhe gënjeshtarë.

Megjithatë, për dallim nga ata që insistojnë për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni, unë jam i tronditur nga fakti që në Maqedoninë demokratike, në shekullin 21, si qytetar I këtij vendi, jam i detyruar të zgjedh midis këtyre dy opsioneve. Zgjedhja ime, padyshim, është – Jo për Ndryshimin e Kushtetutës dhe Po për BE-në”, tha Lupço Kocarev.

Këto komente kreu i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, i bëri në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar personaliteteve historike.

Show More

Related Articles

Back to top button