LajmeMaqedoni

Seancë gjyqësore për Muhamed Zekirin, ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën ku ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar, gjykimi për Zekirin filloi nga e para pasi që për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare” sipas nenit 353. Zekiri, paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas paragrafit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.

Për shkak se lartësia e dënimit parashihet të jetë maksimum në 5 vjet burg, prokuroria aktin e akuzës e ka transformuar në propozim-akuzë dhe procedura e gjykimit do të jetë e shkurtuar.

Njëkohësisht, Prokuroria kërkoi që të akuzuarit t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe në vend të kësaj, Zekirit t’i caktohen masa të kujdesit gjegjësisht: Paraqitje në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës.

Gjykata këtë propozim e pranoi.

Ndryshe, ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zekiri para gjykatës ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska,

Show More

Related Articles

Back to top button