LajmeMaqedoni

Lloga për Ligjin për amnisti: Pati vrer te maqedonasit se do të amnistohen shumë shqiptarë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tregoi një nga arsyet, që sipas tij, i detyruan deputetë maqedonas që të votojnë “kundër” Ligjit për amnisti.

Edhe pse refuzoi të japë në vlerësim se pse deputetët e LSDM-së nuk e mbështetën Ligjin, Lloga tregoi se nga komentet në rrjetet sociale, një nga arsyet mund të ketë qenë “vreri i madh te maqedonasit”.

“Uroj që ta thirrni kryeministrin dhe ta pyesni, sepse ajo çfarë ndodhi është shumë e dhimbshme për familjarët e të burgosurve”, tha Lloga në “ClickPlus” .

“Ka pasur një vrer nga maqedonasit se do të amnistohen shumë shqiptarë dhe politikanët maqedonas nuk duhet ta votojnë”, theksoi Lloga.

Lloga poashtu tha se shumë gjykatës kontrollohen nga oligarkë.

Ai tha se gjykatësit më shumë kontrollohen nga oligarkët, se sa politikanët.

“Prokurorët dhe gjykatësit më shumë kontrollohen nga oligarkia sesa nga politika”, tha Lloga.

Show More

Related Articles

Back to top button