LajmeMaqedoni

LSDM: Qytetarëve u kthehen 790 milionë denarë, po kërkohen gjithnjë e më shumë llogari fiskale

Ka filluar pagesa e mjeteve nga TVSH-ja për tremujorin e tretë 2023. Gjithsej 790 milionë denarë ndodhen në llogaritë e gati gjysmë milioni qytetarëve, thonë nga LSDM-ja, duke theksuar se me projektin “TVSH-ja Ime”, për katër vjet, në llogaritë e qytetarëve janë kthyer gati 120 milionë euro.
“Përveç të ardhurave shtesë për përdoruesit, sipas partisë, kjo masë ndikon pozitivisht edhe në uljen e ekonomisë gri, pasi gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë llogari fiskale.

Nga janari 2023 është rritur pragu për rimbursim të një pjese të TVSH-së të shprehur në llogaritë fiskale, nga 1.800 denarë për një tremujor, në 2.100 denarë, gjegjësisht 8.400 denarë në vit për shfrytëzues, dhe shuma për rimbursim përmes TVSH-së time mund të rritet dhe tutje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nëse në një familje, shtojnë nga atje, janë dy shfrytëzues të kësaj mase, në buxhetin familjar për një vit hynë 16.800 denarë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk