LajmeMaqedoni

Petrovska: Disa javë më parë është dorëzuar listë e re për ndihmë ushtarake për Ukrainën

“Pak javë më parë është dorëzuar lista e re për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, e cila është ende objekt analize nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Nëse mund të përgjigjemi pozitivisht, lista menjëherë do të dorëzohet në Qeveri dhe do të miratohet”.

Kështu informoi ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska. Ajo në “TV Sitel” ka theksuar se Ukraina ka nevojë për të gjitha llojet e pajisjeve ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimit, sepse në varësi të planeve të tyre për kryerjen e operacioneve tokësore dhe ujore, ata kërkojnë nga ne ato pajisje”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se deri më tani janë dhuruar 12 helikopterë, të cilët tha se nuk do të tjetërsohen derisa të arrihet marrëveshje dhe të sillen tetë helikopterë të rinj në vendin tonë. Ajo gjithashtu theksuar se ende nuk dihet se nga do të blihen, pasi disa nga ofertat e dorëzuara janë duke u shqyrtuar.

Petrovska paralajmëroi edhe blerjen e dronëve ushtarakë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button