Fillimisht, 600 milionë euro nuk shkojnë në kontejner për shkak se një pjesë e mirë e rrugës është ndërtuar, diku mbi 75 për qind, megjithatë problem është se projektimi dhe riprojektimi nuk janë bërë në mënyrë kualitative, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me shkeljen e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, shkruan TV21. Kovaçevski tha se është në pikëpyetje nëse realizuesi kinez pas 10 vjetëve janë në gjendje për të ndërtuar këtë rrugë.
“Gjithashtu FIDIC eksperti do të duhet të tregojë se cilat janë efektet nëse…për mënyrat që do të vazhdohej, me të njëjtin realizues apo do të ndërpritej bashkëpunimi, sepse në këtë rast normalisht që ekzistojnë implikimet financiare që mund të definohen vetëm nga ana e gjykatës ndërkombëtare për arbitrazhe, që e përsëris, që është shkruar në marrëveshjen që është miratuar në Kuvend nga deputetët dhe të gjitha anekset janë votuar në Kuvend”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv