LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi tregon se kur Qeverinë do e drejtojë kryeministri shqiptar

Maqedonia Veriore në vitin 2024 do të ketë dy palë zgjedhje, ato për zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjet parlamentare. Kjo do të mundësojë që Qeveria e këtij shteti për herë të parë të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Një gjë të tillë siç ka treguar Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, e mundëson marrëveshja politike ndërmjet 4 partive kryesore.

Ai në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë 1, ka thënë se është marrëveshje politike e kësaj shumice, që në 100 ditët e fundit të qeverisë, ajo të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

“Çështja e kryeministri shqiptar është e definuar nga kjo përbërje parlamentare dhe ka qenë temë e diskutimeve politike në përbërjen e shumicës aktuale, është marrëveshje politike për bashkëqeverisje në këtë mandat, që 100 ditët e fundit të kësaj përbërje parlamentare me qeverinë teknike të udhëheq një kryeministër shqiptar”, tha Xhaferi. I pyetur nëse ekziston mundësia që pas zgjedhjeve të reja të ketë një kryeministër shqiptar, ai ka thënë se kjo varet nga konsensusi i shumicës pas zgjedhjeve.

Show More

Related Articles

Back to top button