GostivarLajme

Panairi i biznesit, të shtunën event i madh biznesor në Gostivar

Në fundjavë në Gostivar organizohet panairi i biznesit. Ky organizim vejn nga pushteti lokal me agjencinë e marketingut “Eurostep”, ku pjesëmarrës pritet të jenë kompani të shumta nga vendore dhe ndërkombëtare. Bobi Jankoski nga menaxhmeti i “Eurostep’, tha se në panair do të kenë mundësi personat fizik dhe juridik të ofrojnë para kompanive të huaja biznes-ide personale e që nuk kanë mjaftueshëm financa për ta zhvilluar atë ide, si dhe kompani të cilat kanë nevojë për rritje të nevojave të kapaciteteve personale ose kompani e cila ka nevojë për eksport të lidhin bashkëpunim.

“Këtë të shtunë me fillim në ora 10.00 në palestrën sportive “Rinia” do të mbahet panairi i biznesit në të cilin do të marrin pjesë 25 kompani, kryesisht nga rajoni i Pollogut, dhe 20 kompani nga Ballkani dhe Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse nga jashtë të kenë takim me kompanitë tona dhe të lidhin marrëveshje për biznes në të ardhmen. Njëkohësisht, kompanitë e huaja janë gati për të investuar në kompanitë ekzistuese në Gostivar dhe t’u sigruojnë atyre eksport për në vendet tjera të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Bobi Jankoski nga “Euostep”.

Jankoski theksoi se pas panairit, të dielën do të organizohet forum biznesi mes kompanive.

“Punojmë edhe në realizimin e hapjes së kapaciteteve të reja në Pollog me hapjen e fabrikave të reja. Kusht i vetëm është se një fabrikë e re nuk mund të hapet nëse një kapacitet i tillë prodhues eksiton te ne me qëllim që mos i dëmtojmë kapacitetet tona ekzistuese. Kushti i dytë është se ato kompani duhet të japin paga minimale në nivelin e mesatares së pagës mesatare në Maqedoni”, deklaroi Bobi Jankoski nga “Eurostep”.

Deri në fund të këtij viti “Eurostep” planifikon të organizojë edhe 15 panaire të këtilla biznesi në Maqedoni dhe vendet e rajonit.

Show More

Related Articles

Back to top button